Aktualitet

Kujdes me shpejtësinë dhe parakalimet, Policia Rrugore: Ju monitorojmë me dron














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:44 - 30/05/21 |
mapo.al

Policia Rrugore deklaron se po monitoron me dron për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, të cilat janë shkak për aksidentet rrugore






Njësia Operacionale e Policisë Rrugore pasditen e sotme operoi me dron në aksin Rrogozhinë-Elbasan, ku për rreth një orë ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 93 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara.


Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që “të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu kujdes, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë”.







1






Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas