Aktualitet

“Kujdes në dashuri”/ Njihuni me parashikim e yjeve për shenjën tuaj





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 07:00 - 26/01/20 |
mapo.al

Dashi


Sot do të keni lajme të mira do të ketë sa i takon dashurisë, e cila do të jetë protagoniste e ditës. Gjatë kësaj dite do të jeni shumë tërheqës dhe në punë do të arrini që të mbyllni një marrëveshje, veç kujdes me shpenzimet.



Demi


Kjo periudhë do të jetë mjaft e favorshme, ku do e keni më të lehtë që të dashuroheni. Bëni shumë kujdes ndaj propozimeve që do të merrni, pasi duhet ti vlerësoni mirë. Po ashtu mundohuni që të vini në jetë një strategji fituese në punë, edhe pse gjatë kësaj fundjave duhet të gjeni përqendrimin e duhur.

Binjakët

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, ku çdo gjë do të jetë më e mirë në dashuri. Mund të ndiheni të inatosur dhe do të arrini që realizoni vetëm gjërat që i keni vendosur vetes si synim. Në punë, situata do të jetë më e mirë.

Gaforrja

Më në fund Hëna nuk do të ketë ndikim të kundërt! Do të ndiheni më mirë dhe raportet ndërpersonale do të dalin në pah. Po ashtu do të ketë zhvillime mjaft pozitive. Edhe në punë, mund të ketë zhvillime pozitive.

Luani

Bëni kujdes në dashuri, pasi mund të ketë ndonjë problem që kërkon zgjidhje dhe kjo gjë ju përhumbë në mendime. Edhe në punë do të ketë pak tension, ndaj mundohuni që të shmangni komplikimet dhe do të shikoni që suksesi nuk do të vonojë.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme dhe nëse ka patur keqkuptime, kjo është dita e duhur për tu pajtuar. Në punë do të ketë ndryshime mjaft të favorshme, për shkak të ndikimit të Saturnit.

Peshorja

Dedikojani këtë fundjavë dashurisë dhe ndjenjave. Keni nevojë për tu relaksuar dhe për të organizuar diçka të bukur, me njeriun që doni. Në punë, ka nevojë për të sqaruar diçka.

Akrepi

Nëse nuk jeni të sigurtë për diçka, më mirë heshtni, sidomos në dashuri. Bëni mirë që të shmangni polemikat e kota. Në punë, keni përjetuar momente lodhjeje, ndaj është momenti për të pushuar.

Shigjetari

E diela do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimit të Hënës e cila do ju ndihmojë që të kaloni çdo problem në çift. Në punë, edhe pse preferoni që të sqaroheni, bëni mirë që të zgjidhni diplomacinë.

Bricjapi

Mundohuni që të sqaroni disa keqkuptime në dashuri! Ndoshta do të përballeni me momente nervozizmi, pasi doni të bëni shumë gjëra njëherësh. Në punë do të ketë një rikuperim të ndjeshëm dhe shumë shpejtë do të ketë lajme të mira dhe konfirmime.

Ujori

Dita do të jetë mjaft e mirë për sferën sentimentale, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, e cila do të dhurojë ndjesi unike. Në punë, bëni mirë që të gjeni rrugën e kompromisit, ndoshta duke kërkuar ndihmën e një eksperti.

Peshqit

Ju pret një ditë e tensionuar, por jo negative! Keni vetëm nevojë për dikë që t’iu dëgjojë në mënyrën e duhur, t’iu përkëdhelë dhe të kënaqë dëshirat tuaja. Në punë, shumë shpejtë mund të ketë lajme të mira.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas