Aktualitet

Kujdes! Një virus i ri mund t’u vjedhë të dhënat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:16 - 02/04/21 |
mapo.al

Një virus i fuqishëm mund të marrë kontrollin  e plotë të telefonit Android dhe t’ju vjedhë të dhënat.





Sipas studiuesve të sistemeve të sigurisë, ky virus është i maskuar në formën e një përditësimi, që instalohet si aplikacion jashtë Google Play, dhe fsheh dhe filtron vjedhurazi të dhënat nga pajisja e të shënjuarit drejt e në serverat e operatorit.


Bëhet fjalë për hackim mesazhesh, kontakte, detaje të pajisjes, historikun e kërkimit, për thirrjet telefonike, si dhe për shkrepje fotosh duke përdorur kamerat e telefonit.




Ky virus përgjon edhe vendndodhjen, pohojnë studiuesit, pa e kuptuar përdoruesi.


“Është më i sofistikuari i realizuar deri më sot dhe duhet të jetë dashur shumë kohë për ta krijuar”,-  thotë drejtori i kompanisë Zimperium, Shridhar Mittal.


Risjellim në vëmendje se sistemi Android i smarphone-ve vijon të mbetet më i lehti për t’u sulmuar, ndërsa ende nuk ka një zgjidhje për shmangien e viruseve të karakterit të tillë.

 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas