fbpx

Aktualitet

Kujdes! Pamje të rënda nga banesa e krimit në Kavajë (VIDEO)






               Publikuar në : 10:04 - 10/10/19 |
mapo.al

Një krim pasioni që ka ndodhur në lagjen nr.2, ka zgjuar të tronditur këtë mëngjes qytetin e Kavajës. E gjitha ka ndodhur për një grua (Marsela Qatja), e cila është e martuar, por ka pasur lidhje dashurie me viktimën Dritan Haxholli. Ndërkohë burri i saj ndodhet i burgosur në Gjermani. Burime për mediat raportojnë se gruaja banonte në shtëpi edhe me fëmijët e saj, më i vogli 3 vjeç dhe më i madhi 14.


Pas mosmarrëveshjeve, ish i dashuri i gruas shkoi në banesën e saj i armatosur, por aty hasi disa persona të cilët kishin mbërritur më parë. Ndër to, shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrit, Bledar Toçi, i cili mendohet të jetë një mik i gruas, në të shtëna e sipër, ka lënë të vdekur Haxhollin. Ky i fundit mori një plumb në qafë.



Bledar Toçi, polici i burgut në Durrës

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e para nga skena e krimit.

Lexo edhe: Kavajë/Si e vrau polici ish të dashurin e kushërirës, detaje (EMRAT)

Lexo edhe: U vra ish i dashuri, gruaja nga Kavaja e martuar dhe me fëmijë


Etiketa: , , , ,

Pas