Aktualitet

Kujtim Gjuzi përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:41 - 26/06/20 |
mapo.al

Përjashtohet më 10 ditë nga punimet e Kuvendit dhe komisionet parlamentare deputeti Kujtim Gjuzi.


Vendimi është marrë në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.


Sipas Urdhrit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Nr. 31, datë 26.06.2020, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuendit, për shqyrtimin e ankesës së deputetit Kujtim Gjuzi kundër vendimit nr. 12, datë 23.06.2020, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Kujtim Gjuzi “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë” – thuhet në njoftim.


Për shkak se deputeti Kujtim Gjuzi nuk ishte i pranishëm, mbledhja u shty për ditën e hënë, datë 29 qershor, ora 12:00.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas