Aktualitet

Kujtimi i Maradonës – Argjentina do të ketë një kartmonedhë me figurën e tij









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:26 - 08/12/20 |
mapo.al

Grupi i mazhorancës në Senatin e Argjentinës ka propozuar një tjetër nismë për të kujtuar figurën e të madhit Diego Armando Maradona. Senatorët argjentinas kanë propozuar që 50% e kartëmonedhave nga 1000 pesos (110 euro) që do të realizohen gjatë vitit 2021, t’i kushtohen mitit të futbollit botëror.



Sipas tyre, kartëmonedha duhet të ketë nga një anë fytyrën e futbollistit dhe nga ana tjetër momentin e shënimit të golit ndaj Anglisë, në vitin 1986, që cilësohet si një ndër golat më të bukur të të gjitha kohërave.


Krahas kësaj nisme, është propozuar edhe krijimi i një koleksioni pullash postare që kujton momentet më të veçanta të Maradonës.




Sipas tekstit të propozimit në Senat, “karriera e jashtëzakonshme e tij, ku nuk munguan edhe limite dhe gabime, e fusin Maradonën në kontekstin e traditës së heronjve të tragjedisë greke. Personazhi i tij përmban të dyja dimensionet e çdo krijimi artistik”.



1



Etiketa: , ,

Pas