Aktualitet

Kujtohet masakra e Reçakut, Vjosa Osmani: Serbia donte të na shfaroste









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 15/01/21 |
mapo.al

Kanë kaluar 22 vite nga vrasjet e 45 shqiptarëve në Reçak të Kosovës, pas ofensivës së forcave serbe në vend. Kujtimi i viktimave u nderua të premten nga vendës e të huaj.



E premtja në Kosovë përkoi me përvjetorin e 22-të të Masakrës së Reçakut.


15 janarin e 1999-ës, forcat policore dhe ushtarake serbe do të hynin në fshatin qendror të vendit, për të vrarë e masakruar 45 shqiptarë të paarmatosur.




Serbia e mohon gjenocidin, por kujtimi mbetet i gjallë ndër qytetarë e shtetarë të Kosovës.



Osmani: Masakra e Reçakut  është ndër dëshmitë më autentike të gjenocidit serb në Kosovë. Në fakt është vendi ku përfundimisht u dëshmua qëllimi i Serbisë për shfarosjen e popullit shqiptar. Prandaj nga këtu, por edhe duke nderuar gjithë martirët dhe dëshmorët anë e kënd Kosovës duhet me zë te lartë të themi këtë të vërtet duke kërkuar drejtësi për të gjithë ata që ishin viktima civile dhe gjithë të tjerët që rënë që ne të gëzojmë lirinë tonë.


Hoti: Ngjarja që ka ndodhur këtu e ka sensibilizuar botën mbarë për gjendjen, terrorin, vrasjet që atë kohë ndodhin në Kosovë, me vite të tëra, por që kanë kulmuar me këtë ditë, por edhe me plotë masakra të tjera. Asnjëherë nuk do të prehen te qetë këta trupa derisa ata që kanë kryer këto vepra të marrin dënimin e merituar. E kam parasysh që drejtësia nganjëherë vononë, por jam i bindur që do të vendoset.

Viktimat e 15 janarit 1999 u përkujtuan nga aktorë të ndryshëm politikë, ambasadorë dhe ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët në unison i dënuan krimet serbe kundër njerëzimit.

 Kurti: Jo vetëm urdhërdhënësit, por edhe ekzekutorët dihen me emra në shumë raste, jo vetëm në masakrën e Reçakut dhe është detyrë e shtetit tonë, por edhe faktorëve ndërkombëtar që t’i ndjekim dhe gjykojmë e t’i dënojmë ata. Meqenëse nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme përderisa nuk ka drejtësi e cila sjell rehabilitim për viktimat dhe dënim për kriminelët.

Hoxhaj: Një ngjarje që lëvizi ndërgjegjen e botës, si rezultat i kësaj ndodhi edhe intervenimi i NATO-së në Kosovë. Natyrisht ne jemi këtu pas 21 vitesh ku Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe e nderojmë këtë ngjarje. Por asnjëherë nuk e kemi menduar se pas 21 vitesh ne do të jemi në Reçak pa kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, presidentin Hashim Thaçi, pa Jakup Krasniqin, pa Rexhep Selimin, pa liderët e UÇK-se dhe pa liderët e PDK-së, të cilët në mënyrë të padrejtë po përballen me këtë gjykatë. Ne jemi të sigurt se do të kthehen fitimtarë dhe do të jenë faqebardhë. Ju duhet ta dini dhe çdo kush që është evropian dhe perëndimor që ata nuk janë në gjykatë si emra dhe mbiemra të përveçshëm, por në gjykatë është kauza jonë për liri. Në gjykatë është rruga jonë e vështirë drejtë lirisë, atje është ekzistenca jonë si shtet.

 Haradinaj: E vërtet që liria ka emër, e ka Prekazin e ka Reçakun, i ka varret dhe vuajtjet dhe dhimbjet e të gjithë atyre që më të dashurit i kanë në themel të lirisë. Lavdi e përjetshme.

Limaj: Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë, Reçaku vazhdon të jetë njolla e cila përcjell dhe është njollë në ballin e drejtueseve të Serbisë që vazhdojnë të mohojnë ata që e bënë këtë masakër. Derisa në Beograd vazhdon të mohohet gjenocidi dhe masakrat që janë bërë anekënd Kosovës është sinjal për botën që në Serbi ata qe kanë masakruar një komb vazhdojnë të drejtojnë vendin e tyre.

Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së i kohës dhe ndikoi në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në hapësirën serbe.

Lexo edhe :  Kosovë - Përfundon numërimi i votave me postë, ja si ndahen mandatet e Kuvendit

Luftimet Kosovë-Serbi të viteve 1998-1999 llogaritet se përfunduan me më shumë se 13 mijë viktima, nga të cilat mbi 8.600 civilë shqiptarë dhe 1.300 civilë serbë.

138825771_1909224482573140_1649570874143484785_o

139161310_1909224462573142_3587638131462753448_o

1


Etiketa: , ,

Pas