Fakti që kryeministri “kujtohet” që duhet elementi digjital në shkollat që do të rindërtohen rishtazi, duket bajat, një propagandë e përsëritur sa herë që ai vjen apo do pushtet dhe kërkon ta ruajë atë.
Pandemia dëshmoi që premtimet 8-vjeçarepër klasat digjitale dhe shtrirjen e kësaj infrastrukture në gjithëShqipërinë apo zhvillimi i TIK dhe agjenda digjitale, pjesë e programit të qeverisë shqiptare 2013-2017, kanë qenë një mashtrim i madh.
Dhe tani, me demek, po kujdeset për shkollat e reja por duke harruar të vjetrat bashkë me to dhe premtimet e bëra. Me një fjalë, kë Ramë të besojmë të 2013-ës apo të 2020-ës?
Në një dalje publike për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti, ai do të fliste për metodë të re pune në kushtet e distancimit social dhe do të theksonte se “Do të jetë një metodë tjetër e organizimit të punës, organizmit të mësimit dhe për këtë arsye duhet me futur patjetër elementin e kapacitetit digjital për të pasur një kombinim mes mësimit në klasë dhe mësimit online për nxënësit e shkollave, në mënyrë që deri kur kjo mortje tëketë marrë fund me vaksinën të kemi turne javore, një pjesë qëvjen në klasë dhe një pjesë që vazhdojnë mësojnë nga shtëpia”.
Dhe për më tepër, këtë herë premtimi bëhet për 143 shkolla të dëmtuara nga tërmeti të cilësuara për rindërtim, fati i të cilave ende nuk dihet. Sepse dhe pas një viti nga tërmeti i 26 nëntorit, ato janë ende jashtë funksionit dhe në pritje, pasi vetëm në disa prej tyre ka filluar rindërtimi.
Më 2014-ën, nga Gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë, ku filloi zbatimi i projektit pilot në 60 shkolla të mesme, Edi Rama do të premtonte se në 2018-ën të gjitha klasat do të ishin inteligjente dhe nxënësit do të punonin me aparate smart, tabletë. Bashkë me Lindita Nikollën, asokohe Ministër Arsimi, do të prezantonin euforishëm projektin “Klasa inteligjente, klasa digjitale” dhe, sot, e gjitha rezulton një gënjeshtër me bisht.
Gjimnazi “Sami Frashëri” u shemb barbarisht në mëngjesin e 24prillit të 2020-ës dhe bashkë me të u hodh në erë klasa digjitale me premtimin kryeministror. Pandemia nxori zbuluar këtë dështim të suksesshëm qeveritar 3.5 milionë euro. Edhe pse kanë kaluar vite nga premtimi, asgjë nuk ka ndryshuar dhe numri i shkollave me klasa inteligjente ka mbetur po 60 gjithsej.
Në fakt, këto klasa asnjëherë nuk kanë funksionuar normal pasi kanë qenë shumë pak në numër për të përballuar kapacitetin e madh të nxënësve dhe tabletat nuk kanë funksionuar për arsye të mungesës së infrastrukturës. Pra, dështoi vënia në zbatim e kurrikulës së mësimit digjital.
Në Strategjinë Ndërsektoriale të Qeverisë “Axhenda dixhitale e Shqipërisë 2015-2020” do të theksohej që “Në analogji me politikat dhe prioritetet e Bashkimit Evropian, zhvillimi i TIK dhe axhenda dixhitale janë pjesë e programit të qeverisë shqiptare 2013-2017. Programi e shikon zhvillimin e TIK dhe e-shërbimet të lidhura ngushtë me zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”.
Pra, dy drejtimet e përcaktuara në programin qeverisës të Edi Ramës për përdorimin e TIK në edukim për të kapërcyer hendekun digjital dhe aftësuar rininë, si dhe konsolidimi i infrastrukturës digjitale rezultojnë sot të munguara, pra dështim total.
Pra, në 8 vite kjo qeveri nuk bëri asnjë investim në infrastrukturën digjitale në shkolla. Por i ka lënë ato me investimin e 2008-ës të qeverisë së mëparshme, një laborator informatike me kompjutera desktop si në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare por sot, dhe pa internet.
Dhe tani, dëgjojmë broçkullat e reja të kryeministrit me gjoja elementin digjital që u duhen shkollave të reja apo shfaqjet revolucionare të ministres së Arsimit që nxënësit nuk qenkan vetëm në kohë pandemie, pasi një kompani private në këtë fillimviti paska dhuruar 10 mijë pajisje smart, telefona dhe tabletë, për fëmijët në nevojë.
Pra, nga premtimet e Shqipërisë digjitale pjesë e programit qeverisës në orientimin për shkollat e reja me elementin digjital, përfunduan këtë fillim viti shkollor me disa aparate smartdhuratë.
Më një fjalë, u mbars mali dhe polli një mi! Dhe jemi përballë një dështimi të suksesshëm shtetëror por jo vetëm, me kosto të lartë për arsimin! Pasi, sot, në këtë vit pandemik mësimi online nuk është më alternativë por domosdoshmëri. Por Qeveria nuk ua mundësoi dot fëmijëve shqiptarë këtë. Sepse është e papërgjegjshme, e paaftë dhe e korruptuar!
Sigurisht që Edi Rama është përgjegjësi numër një për këtë! Ndaj sot, kujtesa e tij për elementin digjital për shkollat e reja tingëllon grotesk,pasi prej vitesh ua mohoi këtë shkollave ekzistuese…