Vojvoda ishte heroi i fitores së Kosovës përballë Çekisë që përfundoi me rezultatin 2-1. Mbrojtësi i krahut të djathtë finalizoi mjaft mirë këndoren e Berishës, dhe i dha tre pikëshin e radhës ekipit të Shaland, ndërsa pas sfidës, nuk i kurseu kunjat për rivalët.
“Nuk pranuam gol, për kësaj here i hyri përmas Çekisë. Kjo fitorja tregoi sa jemi të lidhur të gjithë bashkë. Sushi tha që po shënuan nuk pësojnë, por nuk ndodhi kështu. Jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Skema e golit? Dy herë e pashë se kishte hapësira, herën e tretë ja bëra me shenjë Valonit që ta jepte topin poshtë. Mu kujtua goli i Liverpulit ndaj Barcelonës”, u shpreh Vojvoda.
Lexo edhe:
FOTO/ Atmosfera në stadium dhe në Prishtinë pas fitores së Kosovës