Opsioni i WhatApp për të fshirë mesazhet u vendos në vitin 2017.
Mesazhin që e fshijmë gjatë një bisede, ne mendojmë se e kemi fshirë përgjithmonë, por aplikacioni është i formuar në mënyrë të tillë, që i lejon njerëzit të fshijnë mesazhe brenda një afati kohor prej 7 minutash, pasi janë dërguar.
Nëse ne duam të rikthejmë mesazhet e fshira, duhet që të fshijmë aplikacionin nga celulari dhe ta instalojmë atë përsëri.
Në momentin kur futemi në aplikacion na shfaqet një opsion ku mund të rikthehen të gjitha komunikimet nga bisedat e arkivuara. Kjo rikthen të gjitha mesazhet, edhe ato që keni fshirë.
/Gazeta Mapo/