Aktualitet

Kukës/ Abuzuan me një vajzë me probleme mendore, arrestohen dy vëllezërit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:24 - 22/06/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kukësin, pasi mësohet se dy vëllezër kanë abuzuar me një vajzë me probleme mendore.


Vëllezërit e identifikuar si XH.H. dhe M.H., përkatësisht 31 dhe 24 vjeç, banues në  fshatin Lojme të Kukësit, janë arrestuar nga policia.


Vazja e abuzuar është një 20-vjeçare nga Kosova, me pazotësi fizike dhe mendore.


Njoftimi i Policisë:


Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në  fshatin Lojme, Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.


Etiketa:

Pas