fbpx

Aktualitet

Kukës/ Eskavatori bie mbi makinë, vdes shoferi (Detaje)





               Publikuar në : 19:50 - 13/09/19 |
mapo.alm

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Krumë-Kukës. Sipas informacioneve paraprake, një eskavator ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios së një kamioni ku ishte vendosur, duke goditur pas një automjet.


Për pasojë, drejtuesi i mjetit “Mitsubishi” i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit të Gjakovës ka gjetur vdekjen si shkak i plagëve të shumta.



Drejtuesi i kamionit, E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale. Policia Rrugore dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.


Njoftimi i Policisë

Has/Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, mjeti tip kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator,  gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios, dhe për pasojë ka goditur mjetin tip  “Mitsubish” me drejtues shtetasin H.N.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Mitsubush” shtetasi H.N., i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit tip Kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas