Aktualitet

Kukës – I shpallur në kërkim për plagosje, vendoset në pranga 53 vjeçari







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:40 - 17/10/20 |
mapo.al

Një 53-vjeçar në kërkim për plagosje, është vendosur në pranga nga Policia e Kukësit.


Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet N.K., banues në Kukës.


Më 18 mars të këtij viti 53-vjeçari plagosi me armë zjarri në aksin rrugor Krumë-Kukës, për motive të dobëta, 54-vjeçarin me inicialet D.V.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukësi caktoi për të masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.


Njoftimi i Policisë:


Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 53 vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Forçat e posaçme “Shqiponjat” në DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën e tregut Kukës, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit N.K., 53 vjeç, banues në Kukës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Ky shtetas, më datë 18.04.2020, në aksin rrugor Krumë-Kukës, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin D.V., 54 vjeç, banues në Kukës.

 


Etiketa: , , ,

Pas