Aktualitet

Kukës/ Iu gjetën fidanë kanabisi pranë shtëpisë, bien në pranga babë e bir





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:04 - 20/06/20 |
mapo.al

Babë e bir nga Kukësi kanë rënë në pranga, si të dyshuar për tentativën e kultivimit të kanabisit.


K.M. dhe I.M., 42 dhe 25 vjeç, u arrestuan pasi në afërsi të banesës së tyre, u gjetën disa fidanë narkotikë në tentativë për t’i kultivuar.


Ndërkohë strukturat e Policisë po përdorin dronë për monitorimin e zonave të thella e pyjore për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.


Njoftimi i Policisë:


Kukës – Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Strukturat e Policisë po përdorin dronë për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të kanabisit.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e Policisë, në fshatin Tejdrinë, Ujmisht, u konstatua një rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe u vunë në pranga shtetasit K.M. dhe I.M., 42 dhe 25 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre, u gjetën disa fidanë narkotikë në tentativë për t’i kultivuar.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.


Etiketa: ,

Pas