fbpx

Aktualitet

Kukës/ Po kalonte 4 sirianë drejt Kosovës, arrestohet 52-vjeçari





               Publikuar në : 11:35 - 24/11/19 |
mapo.al

Një person është arrestuar nga policia këtë mesditë në Kukës, pasi akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas informacioneve paraprake, i arrestuari është identifikuar si A.M..


52-vjeçari banues në Tiranë, u kap nga policia në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, ku në automjetin tip “Skoda-Taxi”, po transportonte 4 sirianë. Këta të fundit nuk dispononin dokumente identifikimi.



Mësohet se A.M., kundrejt fitimit do ti ndihmonte sirianët që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final drejt vendeve të BE-së.


Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë

Kukës.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, ku në automjetin e tij tip “Skoda-Taksi”, po transportonte 4 shtetas sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.

Shtetasi A.M., kundrejt fitimit do ti ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Etiketa: , , ,

Pas