Moti i keq me reshje shiu ka sjellë djegien e një kabine elektrike në Surroj të Kukësit. Mësohet se rrufeja ka goditur kabllon e tensionit të mesëm të linjës 10kw të furnizimit të fshatit Surroj Qendër, çka ka shkaktuar edhe djegien e kabinës elektrike duke lënë pa energji fshatin.
Pritet të dërgohet një transformator i ri nga Tirana për të bërë të mundur zëvendësimin dhe vënien në punë.
Në rajonin e Kukësit ashtu si në të gjithë vendin moti ka ndryshuar pas një muaji me temperatura të larta dhe thatësirë, në reshje të dendura shiu e ulje temperaturash.