Aktualitet

Kukës, shoferi i kamionit humb kontrollin, RENEA kërkime në liqen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:31 - 29/06/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Kukës, ku shoferi i  kamionit ka humbur kontrollin dhe ka rënë në liqen, pranë urës së Kolshit.


Mediat raportojnë se kamioni drejtohej nga F.Ll, rreth 37 vjeç. Mësohet se për gjetjen e kamionistit janë angazhuar palombarët e Reneas.  Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.


Njoftimi i Policisë:


Në rrugën e vjetër të Kukësit, tek Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.


Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Palombarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas