Aktualitet

Kukësi arrin akordin me FSHF, verilindorët presin Partizanin në Air Albania Stadium





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 15:25 - 16/01/20 |
mapo.al

Kukësi ka njoftuar nëpërmjet llogarisë së saj zyrtare Instagram se ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me FSHF për të zhvilluar në impiantin e ri Kombëtar ndeshjen e kampionatit ndaj Partizanit. Verilindorët në mesjavë luajnë ndeshjen e parë pas pauzës së kampionatit në transfertë ndaj Luftëtarit, ndërsa më datë 26 janar i kanë bërë një surprizë të bukur tifozëve të tyre duke i ftuar në Air Albania Stadium për sfidën me të kuqtë.


Kështu, pas derbit mes Partizanit dhe Tiranës, stadiumi i ri përgatitet të presë ndeshjen e dytë sezonale nga kampionati shqiptar, me shpresën se do jetë sërish i mbushur plotë.



Kukësi pritet të alternohet gjatë këtij sezoni mes Elbasanit dhe stadiumit të ri edhe për ndeshje të tjera, teksa verilindorët presin përfundimin e punimeve në shtëpinë e tyre, ku me shumë mundësi do të luajnë nga sezoni i ardhshëm. /VipSport.al/



Etiketa: ,

Pas