Sport

Kukësi habit në merkato, huazon afrikanin






               Publikuar në : 15:37 - 22/07/19 |
mapo.al

Kukësi ka bërë një lëvizje interesante në merkato. Klubi verilindor ka firmosuar me Oumar Toured Camaran. 20-vjeçari është në pronësi të Besëlidhjes dhe është huazuar nga verilindorët për një vit.


Mesfushori luan prej 3 sezonesh te Besëlidhja, ndërsa si titullar fiks ka qenë në 2 vitet e fundit duke shënuar 16 gola gjithsej. Kukësi e afron për ta reklamuar, ndërsa lezhjanët shpresojnë që futbollisti të shitet që të kenë përfitime ekonomike.

Njoftimi i klubit  – “Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin e Besëlidhjes, për futbollistin Oumar Toured Camara. Mesfushori vjen në formë huazimi për një sezon futbollistik te skuadra jonë, nga ekipi i cili militon në Kategorinë e Parë.

Afrikani është afrimi i gjashtë i merkatos së verës, pas ardhjes së Ilir Avdylit, Emiljano Mustës, Bruno Lulajt, Marko Çemës dhe Tome Kitanovskit“, – shkruan Kukësi.


Etiketa: , ,

Pas