Kukësi i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e nesërme ndaj Wolfsburg. Pas konferencës së trajnerit Gega dhe mesfushorit Vesel Limaj, e gjitha skuadra ka zbritur në fushën e stadiumit “Air Albania”.
Fillimisht lojtarët e kanë nisur seancën stërvitore me disa vrapime të lehta rreth fushës, ndërsa trajneri Gega ka përfituar nga mundësia për të bërë disa xhonglime me zv.trajneri Rrahman Hallaçin. Padyshim edhe pse e ka lënë futbollin prej shumë vitesh, klasi i ka mbetur ende trajnerit tropojanit.
Edhe ekipi gjerman ka kryer mbrëmjen e sotme stërvitjen e fundit në Air Albania Stadium.
View this post on Instagram
Sfida e Kukësi-Wolfsburg do të luhet ditën e nesërme në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania” dhe do të jetë e vlefshme për turin e dytë të Europa League.