Sport

Kukësi me 2 fytyra, kapitullon pa kushte në Hungari






               Publikuar në : 21:32 - 11/07/19 |
mapo.al

Kukësi është mposhtur me rezultatin 3-0 nga Debreceni në takimin e vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Europës. Një paraqitje me 2 fytyra për skuadrën e Ernest Gjokës, e cila dominoi në pjesën e parë, duke goditur edhe shtyllën, ndërsa në të dytën u shkërmoq nga hungarezët, të cilët arritën të shënonin 3 herë në pjesën e dytë.  


bandicam 2019-07-11 20-11-49-333

Ishte Garba që në minutën e 54-t, zhbllokoi sfidën, ndërkohë që Varga me dopietën e tij në minutat 77 dhe 83 vulosën takimin në 3-0.

bandicam 2019-07-11 20-41-18-490

Pas kësaj humbje, verilindorëve do t’iu duhet një mrekulli në ndeshjen e radhës që do të zhvillohet pas 1 jave. Skuadra që do të kualifikohet do të ndeshet me Torinon në raundin e dytë, në një përballje luksi.


Etiketa: , ,

Pas