Aktualitet

Kukësi mund Partizanin, ruan kreun e renditjes





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 23:28 - 26/01/20 |
mapo.al

Kukësi ruajti kreun e renditjes. Veriorët e Shpëtim Duros fituan 1-0 me Partizanin. Kristal Abazaj është heroi i ndeshjes për Kukësin si shënuesi i golit të fitores. Por futbollistët e partizanin pretenduan se topi nuk e kaloi vijën fatale.


Kukësi u hodh në sulm duke përfituar nga atmosfera e momentit. Arriti sa të pretendonte edhe një 11-metërsh për prekje të topit me dorë.



Partizani i kishte rastet por nuk diti ti shfrytëzonte me sukses. Tirana e Egbo mori fitoren e 5 radhazi në kampionat, një tjetër rekord ky i bardhebluve këtë sezon.


Suksesi 5-1 ndaj Luftëtarit e çon Tiranën përkohësisht në vendin e parë të renditjes dhe si skuadra me më shumë gola të shënuar. Në Selman Stërmasi ka qenë një ndeshje që ka folur vetëm për të zotët e shtëpisë përballë një luftëtari me shumë të rinj.

Cobbinnah zhbllokoi sfidën në minutën e 14, ndërsa 3 minuta më vonë ishte Batha që dyfishoi. Ngo’o çoi shifrat në 3-0 në minutën e 35. U duk qartë se Tirana e kishte mposhtur kundërshtarin, por pjesa e dytë nisi me një gol të Çelës për miqtë, ndërsa më pas ishin Muçi dhe sërish Batha që shënuan edhe dy gola të tjerë për Tiranën, duke vulosur rezultatin 5-1.

SUPERLIGA JAVA 19

Skënderbeu 1 – 0 Flamurtari

Vllaznia 0 – 0 Laçi

Tirana 5 – 1 Luftëtari

Teuta 1 – 0 Bylis

Kukësi 1 – 0 Partizani

SUPERLIGA RENDITJA

1 Kukësi 35

2 Tirana 34

3 Teuta 31

4 Bylis 30

5 Laçi 29

6 Partizani 28

7 Vllaznia 27

8 Skënderbeu 27

9 Luftëtari 12

10 Flamurtari 6


Etiketa: , ,

Pas