Kukësi vazhdon të shkruajë historinë në Europë. Verilindorët kanë barazuar 1-1 në Maltë ndaj Valletta-s dhe kalojnë turin e parë eliminator të Champions League.
Ndeshja e parë në Shkodër kishte përfunduar në barazim pa gola. Sot, pas një pjese të parë pa gola, ishin vendasit ata që shënuan të parët në minutën e 67-të. Megjithatë, Kukësi besoi dhe në minutën e 84-t barazoi me anë të gjeorgjianit Dzaria.
Më pas nënkampionët e Shqipërisë e kanë mbrojtur fort barazimin dhe shkojnë në turin e dytë, teksa me shumë mundësi do të ndeshen me Qarabag, ku bën pjesë edhe Ansi Agolli.