Sport

Kukësi shpartallon Teutën dhe i afrohet Tiranës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:40 - 11/07/20 |
mapo.al

Kukësi ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 Teutën e Durrësit në një ndeshje ku pati nga të gjitha dhe i afrohet Tiranës në garën për titullin kampion.


Ekipi verilindor kaloi që në fillimet e pjesës së parë në avantazh me Limaj, për të dyfishuar rezultatin disa minuta më pas me Cooper, i cili shënoi dhe golin e tretë në pjesën e dytë të takimit.


Teuta u tregua e pafuqishme në këtë ndeshje edhe pse hynte me synimin e qartë për të marrë pikë të cilat janë të domosdoshme për të marrë një vend në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.


Me këtë fitore Kukësi shkurton me 4 pikë diferencën me Tiranën e vendit të parë, kur kanë mbetur dhe 3 javë nga përfundimi i Kategorisë Superiore.


Në ndeshjet e mbetura të kalendarit Tirana pret Flamurtarin, udhëton në Laç dhe e mbyll në shtëpi me Bylisin, ndërsa Kukësi luan në Shkodër, pret Skënderbeun dhe në ndeshjen e fundit përballet me Luftëtarin e vendit të fundit.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas