Trajneri Julian Ahmataj largohet nga Skënderbeu.
Largimi i Ahmatajt vjen pas humbjes së rëndë me skuadrën e Kukësit dhe renditjes në fund të tabelës së klasifikimit.
Lajmi komunikohet me anë të një njoftimi për mediat nga klubi i Skënderbeut, që nuk ngurrron ta falenderojë trajnerin për bashkëpunimin.
Postimi i KF Skënderbeu në faqen zyrtare në Facebook:
KF Skënderbeu dhe Ahmataj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin.
Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim.
KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.
I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!
Me Respekt,
KF Skënderbeu