Është zënë me drogë në duar, bashkë me qeverinë duke përvëluar shëndetin qytetar dhe perspektivën e vendit, duke trafikuar, duke qelbur rajonin dhe Europën me krim.
-Votohet.
Është zënë në rrenë e pafytyrësi për rritjen e forcimin ekonomik të Shqipërisë duke ulur taksat “progresivisht” për ngritjen e mirëqenies.
Taksat i ka ngritur, ka rrënuar ekonominë dhe nuk ua gjen adresën 6 miliardë eurove që ka grabitur nga ekonomia e varfër e fshatarëve, qytetarëve e tregtarëve.
-Votohet.
Është zënë në krim, -shkatërrimin e traditës e kulturës kombëtare, në Velierën e Durrësit, Butrint, Teatri Kombëtar. Shkatërrimin e banesave të qytetarëve, rrahjen dhe linçimin e tyre.
-Votohet.
Është zënë në krim shtetëror, kushtetues e politik; në prishjen e institucioneve të Shtetit shqiptar, pengesat artificiale për vite me radhë duke përvetësuar ne mënyrë antikushtetuese kompetencat e tyre.
-Votohet.
Është zënë në krim politik e ordiner bashkë me parlamentarët e përjashtuar nga Kuvendi si të padenjë, bashkë me drejtuesit e institucioneve vendore të emëruar qasur e qerasur prej Tij. Kriminelë me precedentë e potencialisht aktivë në botën e krimit.
-Votohet.
Është zënë me fakte të vetëdeklaruara në deviacione diplomatike, strategjike e gjeostrategjike kundër vullnetit të mbi 90% të shqiptarëve. Ka vonuar enkas moshapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa ka deklamuar e amplifikuar miqësitë personale me shefat që kanë zhdukur demokracitë nga vendet e tyre. Vuçiç dhe Erdogan.
-Votohet.
Është zënë me fakte duke konsumuar tradhti kombëtare, duke shitur detin në jug dhe trojet e Kosovës në veri, duke shpronësuar shtetin dhe privatët e tjetërsuar pronat e qytetarëve në favor të oligarkëve kozmopolitë që kanë për atdhe paranë.
-Votohet.
Është zënë përfundimisht me konsumimin e krimit zgjedhor, prishjen e ligjit zgjedhor, prishjen e marrëveshjeve politike të njohura ndërkombëtarisht, intimidimin dhe përfshirjen e policisë, administratës publike në aksione për blerjen e votave në bashkëpunim me elementin kriminal, -krim ky i përsëritur edhe më 2017. Vënien në dispozicion të vlerave monetare nga taksat e gjithë shqiptarëve në favor të kutisë së partisë të tij.
-Votohet.
A nuk jemi populli që kemi votuar me kërbaç 99.99% atë që vrau Shqipërinë? Atë që na mori tokën, shtëpinë, nderin dhe dinjitetin personal e kombëtar?
Atë që na bëri 50 vjet popullin më qesharak të Planetit, dhe vazhdon të na masakrojë 30 vitet e tranzicionit?
Qe. Po ia bëjmë vetes nja dy-tri pyetje tani që e kemi për-fituesin si kokrra e…në fron; na e mori, na e bleu votën Rama-Ruçi-Balla sepse ata kishin lekë. Ku i morën more qyq’? Mos i mblidh supet as ti as unë.
Po ti qyqari im intelektual…, në ç’fund llagëmi e gjen logjikën të dënosh të vjedhurin, të grabiturin dhe të nderosh e festosh grabitësin?
Votat i vodhi Balla, po fajin e ka Basha.
Në cilën botë duhet dënuar i vjedhuri, për krimin e vjedhësit?
Pastaj dhe një pyetje tjetër të thjeshtë: mos e ke vënë votën në shitje?
Mos i mblidh supet shoq’. Je dhe i shkoll’uar: sepse e dimë si nga gjyshet edhe smithët se paraja është simbol malli, ndërsa vota simbol i një jo-malli.
A mund të shkëmbehen këto dy simbole qyqi im?
Kuku…!
Për ty e për mu!