Aktualitet

Kuljiç akuzon presidentin e Skënderbeut: Ja e vërteta e trukimeve






               Publikuar në : 12:42 - 12/09/19 |
mapo.al

Media austriake “Krone” sjell për publikun një rrëfim tronditës nga ish-lojtari i kombëtares austriake, Sanel Kuljiç, i cili u dënua për manipulim ndeshjes, por që tashmë është liruar. Në vitin 2014, u përfshi në skandalin e basteve në Austri dhe u dënua me 5 vite burg.


“Gjithçka ishte shumë e qetë, harmonike, deri kur… Tani jam shumë i frikësuar për jetën time. U përpoqën të më kontraktojnë sërish përmes një ish-të burgosuri dhe më bënë presion. Tani jam i shqetësuar për jetën time”, e nis rrëfimin Kuljiç.

Gazeta austriake shkruan se Kuljiç e ka fjalën për “bosat” e vërtetë që fshihen pas skandalit, që nuk u thirrën kurrë për të dëshmuar dhe sipas tij janë shqiptarë. Presidenti i klubit të futbollit “Skënderbeu”, që tashmë është dënuar me 10-vite jashtë nga kupat UEFA për trukim ndeshjesh, si dhe administratori (CEO) i një prej kompanive më të mëdha distributore në Shqipëri, e cila reklamon pijen më të famshme energjike austriake.

“Janë këta zotërinjtë që japin para për lojtarët e përfshirë në baste. Kështu ndodhte atëherë, po kështu ndodh edhe tani. Ditët e sotme? Po, ndeshjet akoma manipulohen në ligën elitare austriake. Dua të shprehem për publikun tani, sepse ky hap më jep më shumë siguri për jetën, se sa të pres hetimet e gjata dhe pa fryte të policisë” , shprehet i bindur Kuljiç.

Ai thotë se Policia Federale është në dijeni të kësaj çështje. Edhe drejtori i Kodit Fair-Play, Severin Moritzer, është vënë në dijeni nga ana e tij, shprehet Kuljiç: “E kam informuar, por nuk ka qenë shumë i interesuar. Sidoqoftë, koha do ta tregojë të vërtetën”.

Ndërkohë, në një bisedë për “Panorama Sport”, presidenti Ardjan Takaj reagon pas akuzave të ish-futbollistit të dënuar per trukime.

“Kush është ky që më akuzon?! Hera e parë që e dëgjoj, nuk e njoh fare dhe as jam takuar ndonjëherë në jetën time me një person të tillë. Është një shpifje. Nuk kam kërcënuar njeri”.



Etiketa: , ,

Pas