Bankat nuk po japin më kredi për sektorin e ndërtimit, pasi dihet problematika që kanë dhe paratë e pista që injektohen aty. Kështu deklaroi sonte në të “Paekspozuarit” gazetarja Ornela Liperi.
“Bankat nuk japin kredi për ndërtim, pasi dihet që ka qenë një nga sektorët më me probleme. Zyrtarisht është dukshme që këto para nuk dihet nga vijnë. Të gjitha këto kullat i kanë katet e para qendra tregtare dhe të dytat zyra. Por Shqipëria ka më shumë qendra tregtare për frymë se sa Italia apo vende të tjera në Europë”, tha ajo.
Në panelin e këtij emisioni ishte dhe analsiti Fatos Lubonja i cili tha se kryeqyteti është kapluar nga një situatë e rëndë tumorale.
“E di ky (Rama) që shqiptarët nuk kanë më diell, sepse po ngrihen kulla. Ky nuk do të dijë më, por kërkojnë të ndërtojnë kulla bashkë me oligarkët e tij. Po zhvillohet gjithmonë e më shumë një tumor dhe po presim që të na hiqet tumori dhe të vdesim së bashku me Edi Ramën”, tha mes tjerash Lubonja.
“Unë kam folur me specialistë, ai stadium është një monstër, ka shkatërruar kompleksin e universitetit një projekt i ardhur nga Italia. Të bësh një ndërtesë monstër përballë atyre ndërtesave t’i i ke shkatërruar ato. Pse nuk e ka problem se janë paratë, pronarët e kullave ata që paguajnë. Në vend që ta ndërtojë stadiumin siç e ka gjithë bota në periferi, ai e bën mu aty në mes të vendit që i merr frymën gjithë qytetit”,- tha më tej analisti i njohur Lubonja.