Edvin Kulluri ka hequr dorë nga kandidimi i tij për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Zgjedhjet do të mbahen më 22 maj, dhe kandidaturën e ka shpallur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një njoftim për mediat, Kulluri thotë se zgjedhjet e 22 majit nuk ndryshojnë nga ato të 13 qershorit është se po kalojmë nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni”.
Reagimi i plotë
‘Të dashur miq! Dje u njoha me vendimin e një Komisioni Zgjedhor të vetë emëruar pa vendim të Këshillit Kombëtar si organ i zgjedhur, që shpalli procedurat për zgjedhjet për Kryetar të PDSH!
Meqenëse para disa muajsh shpalla vullnetin për të kandiduar për Kryetar të PDSH, konstatoj se: 1) Komisioni Zgjedhor është anti-statutor; 2) afati për “primare” prej 2 javësh është i njëjti me afatin e vendosur nga Lul Brava qershorin e kaluar, duke mos u lënë kohë kandidateve për të bërë fushatë; 3) në këte Komision ka anëtare të njëjtë nga ata që vodhën vota për Lul Braven duke e bërë këtë proces po aq të pabesueshëm; 4) nuk ka sërish asnjë transparence për listat e anëtarësi së PDSH; 5) kandidatët nuk janë pyetur për përbërjen e Komisionit, sipas parimit të shokut Stalin “populli voton, votat i numërojmë ne”; 6) zgjedhjet po mbahen ndërkohe që PD është e përçarë me keq se 1 vit me parë!
E vetmja gjë që ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura në 13 qershor me këto të 22 majit është se po kalojmë nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni”!
Fatkeqësisht PD dhe demokratet po tallen dhe nëpërkëmben po njësoj prej të paktën 5 vitesh duke i privuar nga debati i lire, vota e lire dhe përfaqësimi!
Propaganda e 11 dhjetorit për “primare” e “sovranitet” vote rezultoi veçse propagandë duke zhgënjyer për të disatën herë demokratet e ndershëm dhe opinionin publik!
Për këto arsye, vendosa të mos bëhem pjesë e kësaj farse të shëmtuar zgjedhore duke u terhequr nga kandidimi per Kryetar te PDSH me keqardhjen e dikujt qe lufton prej 5 vitesh per demokratizim real te PDSH dhe jo uzurpim te karriges se Kryetarit dhe strukturave lokale dhe qendrore!
Me shpresen se Grupi Parlamentar i PDSH si i vetmi organ legjitim do te beje perpjekjet maksimale per te nxjerre partine nga kriza me e rende ne 32 vite histori, mbetem me shpresen se ka ende nje te ardhme per opoziten!
I uroj Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarit te vete-emeruar “suksese ne jete” dhe demokrateve durim dhe besim tek rivendosja e demokracise ne Partine Demokratike!