Aktualitet

Kultivim kanabisi/ Arrestohen 2 persona, procedohen penalisht 7 kryepleq fshatrash





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:21 - 16/07/20 |
mapo.al

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për kultivim kanabisi. Ata janë një 43 vjeçar, me iniciale  A.T. dhe 34 vjeçar, me iniciale H.H., të dy banues në Vardardhë, Sukth.


Është proceduar penalisht kryeplaku i fshtatit Vardardhë për shpërdorim detyre.


Gjatë kontrollit të territorit janë evidentuar edhe raste të tjera të kultivimit të kanabisit dhe është proceduar kryetari i Njësisë Administrative Cudhi.


Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 6 kryepleqtë e fshatrave Cudhi Zall, Bruz Zall, Shkretë, Cudhi Kampt, Bruz Mal dhe Mafsheq, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.


Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës

Vijon kontrolli i territorit në të gjithë qarkun e Durrësit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen 2 shtetas, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Procedohen penalisht 7 kryepleq në fshatrat e Durrësit dhe Krujës dhe kryetari i Njësisë Administrative Cudhi, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrollit masiv të territorit, në fshatin Vardardhë, Njësia Administrative Sukth, në një ambient të hapur, kanë konstatuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A.T., 43 vjeç dhe H. H., 34 vjeç, banues në Vardardhë, Sukth.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Q. D., me detyrë kryeplak i fshatit Vardardhë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Po gjatë kontrollit të territorit, janë evidentuar disa raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u proceduan penalisht shtetasit:

O.K., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Cudhi, S. V., A. P., G. F., M. H., A. B. dhe S. S., me detyrë kryepleq të fshatrave Cudhi Zall, Bruz Zall, Shkretë, Cudhi Kampt, Bruz Mal dhe Mafsheq, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kryer detyrën sipas ligjit, për të informuar Policinë për kultivimin e bimëve narkotike në zonat që ato mbulojnë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Etiketa:

Pas