Një person është arrestuar në Dërmish të Finiqit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kishin kultivuar disa bimë kanabisi.
Në vijim të këtij operacioni u arrestua edhe një 37-vjeçar, me iniciale O. Ç., të cilit gjatë kontrollit në banesën aty pranë iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë e llojit TT.
Ndërkohë edhe një tjetër person është arrestuar për tentativë kultivimi kanabisi. 51-vjeçarit Gj. P., banues në Delvinë, iu gjetën të kultivuara disa bimë narkotike në vendin e quajtur “Kreshpa”, zonë e pyllëzuar dhe pronë publike.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë
Finalizohet operacioni i koduar “Dërmishi”.
Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Sarandë.
Sekuestrohet edhe një armë zjarri pistoletë.
Vihen në pranga 2 shtetas, ndërsa 1 tjetër shpallet në kërkim.
Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në vendin e quajtur “Dërmish”, Bashkia Finiq.
Policia ka vënë në pranga shtetasin S. Ç., 42 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin G. O., si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.
Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në afërsi u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë e llojit TT, për të cilën u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi O. Ç., 37 vjeç, banues në Dërmish, Finiq.
Materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.