Aktualitet

Kultivonin kanabis në Delvinë/ Arrestohet një person, në kërkim një tjetër





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:15 - 23/06/20 |
mapo.al

Një person është arrestuar në fshatin Fushë Verri të Delvinës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për tentativën e kultivimit të kanabisit.


Personat janë identifikuar si Y.Xh., 49 vjeç, dhe i shpalluri në kërkim, B.Xh., 45 vjeç.


Veprimtaria e paligjshme është zbuluar nga kontrolli i policisë me dronë nga ajri.


Njoftimi i policisë:


Vlorë

Në vijim të kontrolleve të territorit nga toka dhe ajri me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia e Delvinës ka evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Fushë Verri.

Vihet në pranga një shtetas, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar me dronë, në një pronë private të pyllëzuar në fshatin Fushë Verri, Delvinë, është evidentuar një rast i tentativës për kultivim ku janë asgjësuar menjëherë disa fidanë të dyshuar kanabis.

Policia ka vënë në pranga shtetasin Y. Xh., 49 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin B. Xh., 45 vjeç, të dy me banim në fshatin Fushë Verri, Delvinë, si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.


Etiketa:

Pas