Aktualitet

Kultivonte bimë narkotike, në pranga 32-vjeçari në Skrapar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:52 - 09/03/21 |
mapo.al

Policia e Skraparit ka arrestuar një 32-vjeçar pasi u konstatua se kultivonte bimë narkotike.





Policia njofton se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, shkuan dhe kontrolluan banesën e shtetasit O. GJ., ku dhe gjetën 146 gota plastike brenda së cilës kishe fara kanabisi.


Policia bën me dije se i riu është arrestuar, ndërsa materialet i janë dorëzuar kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat




Njoftimi i plotë i policisë


Skrapar


Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po tentonte të kultivonte kanabis, kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit O. Gj., shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 146 gota plastike ku brenda tyre kishte të mbjella fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin O. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Skrapar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas