Aktualitet

Kultivonte kanabis në shtëpi, arrestohet ish-futbollisti i Juventus dhe Inter














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:13 - 16/02/21 |
mapo.al

Luigi Sartor sërish në telashe. Ish-futbollisti i Juventus, Roma, Inter dhe Parma u arrestua nën akuzën e posedimit të drogës.





Sipas mediave italiane, arrestimi është kryer nga Guardia di Finanza i Parmës, pasi së bashku me një bashkëpunëtor, Sartor po kultivonte 106 bimë marijuanë në një shtëpi të braktisur në Lesignano Palmia, një fshat i vogël në malet e Parmës.


Dyshimet e hetuesve në lidhje me aktivitetin e paligjshëm në banesën e pabanuar kishin nisur kohë më parë. Ndërsa së fundmi, agjentët e policisë kishin simuluar një kontroll rutinë rrugor të makinës së ish-futbollistit, duke ndjerë aromë marijuane brenda saj.




Ish-mbrojtësi aktualisht është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.


Sartor, menaxher i një lokali në Parma, u skualifikua në 2012 për pesë vjet si pjesë e hetimeve për baste të paligjshme ndërsa në qershor 2015 u dënua me 9 muaj burg për dhunë ndaj ish partneres së tij.

Lexo edhe :  Seria A hap dyert, në 1 maj rikthehen tifozët në stadium

1


Etiketa: , , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas