Aktualitet

Kultivonte kanabis, pranga 47-vjeçarit në Zall-Bastar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:52 - 19/09/21 |
mapo.al

Një 47 vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike në Zall Bastar në Tiranë.






Policia bën me dije se si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 47 vjeç.


Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me nipin e tij shtetasin e mitur me iniciale A. D, i shtyrë në krim nga xhaxhai i tij shtetasi F. D, janë autor të kultivimit të bimeve narkotike kanabis sativa, në vendin e quajtur “Shengjin i vogël” Zall-Bastar.







Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës shtetasi A. Gj, 53 vjeç (kryeplaku i zonës) dhe shtetasi i mitur A. D, 17 vjeç.



Njoftimi i policise:



Vijon puna e pandërprerë nga Strukturat e Komisariatit Policisë Nr.4, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në kultivimin e bimëve narkotike.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohen penalisht kryeplaku i zonës dhe një shtetas i mitur.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Shengjin i vogël” Zall-Bastar.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 47 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me nipin e tij shtetasin e mitur me iniciale A. D, i shtyrë në krim nga xhaxhai i tij shtetasi F. D, janë autor të kultivimit të bimeve narkotike kanabis sativa, në vendin e quajtur “Shengjin i vogël” Zall-Bastar.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës shtetasi A. Gj, 53 vjeç (kryeplaku i zonës) dhe shtetasi i mitur A. D, 17 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. D janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 radio marrëse-dhënëse, një armë e ftohtë (thikë) dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

12


Etiketa: ,

Pas