Aktualitet

Kultivuan kanabis/ Tre të arrestuar në Berat, procedohet kryeplaku i një fshati














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:19 - 19/05/21 |
mapo.al

Tre persona janë vënë në pranga në Berat për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se pas informacioneve të marra nga terreni, policia në Poliçan e Skrapar, ka arrestuar40-vjeçarin Selami Hadëri dhe 38-vjeçarin Ylber Hadëri, banues në fshatin Braçë






Rezulton se këta dy persona kishin kultivuar fara kanabisi në toka që i kanë në pronësi të tyre. Po ashtu, në pranga është vënë edhe 40-vjeçari Shpëtim Bregu banues në fshatin Tomorr, Poliçan pasi në një miniserë në ambientet e banesës së tij u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa.


Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës atij iu gjet dhe u sekuestrua dhe një armë zjarri pushkë. Për rastin është proceduar penalisht dhe kryeplaku i fshatit Barçë, A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

Lexo edhe :  Shpërndante drogë, arrestohet në Vlorë 27-vjeçari, iu gjetën 440 gr kanabis






1






Etiketa: ,

Pas