Aktualitet

Kultivuan kanabis, tre të arrestuar, sekuestrohet drogë e makina të blinduara














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:07 - 27/08/21 |
mapo.al

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pas një operacioni blic anti-kanabis të RENEA dhe Frocave Operacionale në zonën e Otimës në Selenicë.






Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Ferdinant Llanaj, 43 vjeç, banues në Selenicë me pseudonimin “Robi”, Dritan Begaj, 54 vjeç, banues në Vlorë dhe Ergi Cura, 21 vjeç, banues në Librazhd.


Të tre këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivuan 600 bimë kanabis në banesën e Ferdinant Llanaj dhe në ambientet e një tjetër objekti po në pronësi të 43-vjeçarit.







Gjatë kontrolleve, policia u gjeti 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular dhe një shumë parash.




Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe :  Pikante nga ceremonia në Vlorë/ Rama nuk i flet as Metës dhe as Lelit


1


Etiketa: , , , ,

Pas