Një tjetër opinion ka ardhur në takimin me artistët për prishjen ose jo të Tetarit nga aktorja, Zamira Kita.
“Unë jam për një Teatër të ri, ai aktual është në një gjendje të mjerueshme nuk e kuptoj pse kolegët janë kundra…Çfarë ka që nuk janë dakord nëse bëhet një teatër i ri shumë i mirë…”, tha ajo.
Në replikë me aktorin Arben Derhemi lidhur me kullat që shoqëron projekti i ri i Teatrit, Kita tha: “Për mua kullat nuk kanë lidhje (në debat) nëse nuk më cënojnë Teatrin…”
Në takimin mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe artistët ka qënë e pranishme edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila nuk ka mbajtur asnjë fjalë, por është fokusuar tek mbajtja e shënimeve.
Në këtë rast, nuk ka munguar ironia e aktorit Arben Derhemi i cili ka “falenderuar” ministren që ka lënë punët dhe ka qenë e pranishme.
“Ju të ministrisë na e keni lënë ministrinë pa punë. Teatri Kombëtar ka 73 vjet që funksionon dhe nuk ka çeduar në asnjë moment, këtë e them me bindje të plotë”, është shprehur Derhemi.