Aktualitet

Kumbaro: Qeveria ka në fokus pastrimin e mjedisit, nga kjo javë në terren














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:47 - 22/09/21 |
mapo.al

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka bërë me dije dhe vendimet kryesore që janë marrë në kuadër të sektorit që ajo drejton.






Kumbaro është shprehur se është miratuar vendimi për të pasur një ambient sa më të pastër, i cili përmes metodologjisë së re do të japë mundësi që të ketë një mirëmenaxhim më të madh të mbetjeve.


Qeveria e ka si prioritet këtë periudhë pastrimin e territorit që nuk bëhet vetëm nga bashkitë.







“Kemi miratuar amendim të një VKM ekzistuese, që ka të bëjë me mënyrën sesi menaxhohen mbetjet, është e rëndësishme të kuptojmë se një mirëmenaxhim kërkon të dhëna të sakta, ai është një riamendim i asaj që ka qenë ku theksohet se njësitë e qeverisjes vendore duhet të përllogarisin mbetjet që kanë në territoret e saj.



Lexo edhe :  VIDEO/ Çfarë tha Rama që ngriti në këmbë kadetët amerikanë?

Situata që kemi në terren në momentin që duam të fusim instrumente për pastrimin e territorit ndeshet me mungesë informacioni nga pushteti vendor, dhe ka qenë një punë e gjatë e bërë nga ministria e Mjedisit.



Me angazhimin e qeverisë për të ndjekur një nga objektivat më kryesorë të kësaj periudhe që ka të bëjë me pastrimin e territorit që nuk do të bëjë dot vetëm me bashkitë do të bëjë të mundur që metodologjia që do të na ndihmojë për të pasur në vëmendje një gjë të tillë. Duke filluar nga kjo javë ne do të jemi në terren”, – ka thënë Kumbaro.

1


Etiketa: , , ,

Pas