Bora Zemani dhe Jonida Maliqi janë shndërruar në dy ‘kunata’ që kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën, aq sa shkëmbejnë edhe veshje. Bora Zemani është pikasur gjatë puntatës së fundit të emisionit “Treshat” me një palë sandale ngjyrë jeshile, të cilat i ka veshur edhe Jonida Maliqi në emisionin e Ermal Mamaqit.
Sandalet janë të markës Gianvito Rossi dhe kushtojnë $1,295. Nuk dihet se të kujt janë sandalet, por me shumë gjasa të Jonidës. Pasi kjo e fundit, përveçse njihet për stilin e saj, ka një dyqan me veshje dhe këpucë.
Risjellim në vëmendje se të dyja vajzat po përjetojnë prej pak kohësh historitë e tyre të dashurisë me vëllezërit binjakë Veshaj, Romeon dhe Donaldin.