Erion Isufi, që është kunati i kreut të Opozitës, Lulzim Basha, mësohet se ka depozituar sot në SPAK, një padi për shpifje ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku, ka disa ditë që akuzon publikisht kryedemokratin, se kunati i tij, ka aplikuar në Bashki për të ndërtuar vilën e 5-të.
Veliaj thotë se kjo është poshtërsi, duke pasur parasysh kohën e vështirë që po kalojmë.
Erion Isufi, i cilëson të gjitha të pavërteta, dhe shpifje.
Sipas padisë, Isufi konsideon shpifje të bërë botërisht edhe atë që thotë Veliaj se ai ka përfituar gjatë pandemisë.
Isufi i është drejtuar sot SPAK me një padi ligjore.
Aty aryetohet se është SPAK që duhet të merret me çështjen, derisa Veliaj si kryebashkiak është sukbjekt i këtij organi.