Aktualitet

Kundër faljes së gjobave të AKU, Ahmetaj: Të gjithë të barabartë para ligjit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:46 - 06/11/19 |
mapo.al

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj nuk është pro miratimit të ligjit për faljen e gjobave të AKU ndaj atyre që u kapën me produkte të skaduara. Ai kërkoi sot mbështetjen e deputetëve për mosmiratimin e tij, duke thënë se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe se përjashtimi është antikushtetues.






“Ligji nuk duhet të miratohet. Kërkoj mbështetjen e deputetëve. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, përjashtimi është antikushtetues. Mosdija në lidhje me ligjin nuk është justifikim. Kjo krijon premisa tek subjektet për moszbatim ligji. Kjo periudhë ka qenë aksion kundër informalitetit e sidomos në lidhje me sigurinë ushqimore”-u shpreh Arben Ahmetaj.


Ai u përkrah në mbledhje nga zv/ministrja Ermira Gjeci, e cila tha se Ministria e Bujqësisë është kundër draftit të paraqitur nga deputeti Ilir Beqaj për faljen e gjobave.







1






Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas