Modelja e njohur Emily Ratajkowski është kundër ligjit të miratuar së fundmi në Alabama, që ndalon abortin. Ratajkowski e ka shfaqur kundërshtimin e saj përmes një fotografie të publikuar në “Instagram”, ku shfaqet e tërësisht e zhveshur dhe me një lule ngjyrë rozë që i mbulon zonën intime.
“Këtë javë 25 burra të bardha votuan për të ndaluar abortin në Alabama, edhe në rastet e incestit dhe dhunimit. Këta njerëz janë në pushtet të imponojnë trupat e tyre në trupat e grave në mënyrë që të mbajnë patriarkët dhe të vazhdojnë komplekset industriale, duke i penguar ato të bëjnë jetë të lirë. Shtetet që përpiqen të ndalojnë abortin janë shtetet që kanë përmasa më të larta të grave të zeza që jetojnë atje” – ka shkruar krahas fotos provokuese modelja 27-vjeçare.
Etiketa: Alabama, Emily Ratajkowski, instagram, ligji i abortit