Policia ka ushtruar një aksion të gjerë mbrëmjen e kaluar në qytetet si Tiranë, Korçë, Pogradec dhe Elbasan. Kontrolle janë bërë nëpër lokale dhe ambiente të ndryshme kundër lojërave të fatit.
Në Tiranë strukturat e anti-krimit ekonomik kanë zhvilluar kontrolle në disa lokale ku janë sekuestruar pajisje te paligjshme. Po kështu gjatë operacionit janë shoqëruar rreth 100 persona.
Në Elbasan, gjatë kontrolleve efektivët kanë sekuestruar kamera të lokaleve të ndryshme, atje ku dyshohet se në mënyrë të fshehtë organizohen lojëra të palejuara të fatit, si dhe aparatet celularë të disa personave për të për të parë nëse kanë luajtur lojëra fati përmes telefonit.
Edhe në Korçë e Pogradec, policia zhvilloi aksione blitz nëpër lokale dhe ambiente të ndryshme për lojërat e fatit. Burime policore pranë DVP Korçë bëjnë me dije se janë kontrolluar dhjetëra ambiente në të gjithë qarkun. Ka pasur disa raste të konstatuara dhe persona të shoqëruar. Ndërkohë që për më shumë detaje pritet një deklaratë zyrtare ne policia.
Në aksion kanë marrë pjesë FNSH, policia rajonale dhe skuadra Shqiponja.