Gjykata e Apelit të Tiranës ka caktuar sot datën e shqyrtimit të ankimit të Fredi Alizotit, i cili kundërshtoi masën ‘arrest me burg’ që propozoi prokuroria.
Kjo e fundit e akuzon Alizotin se ka dhënë ‘kallëzim të rremë’ për çështjen ‘Babalja’, bashkë me dëshmitarin Alfred Veliu.
“BalkanWeb” ka mësuar se më datë 24 tetor do të shqyrtohet edhe kërkesa e Alizotit.