Një 38-vjeçar është arrestuar pasi gjatë shoqërimit për në Komisariat, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë.
Policia u njoftua se në lagjen nr.2, në lokalin e një shtetasi, dy persona po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.
Gjatë momentit kur forcat e Policisë, do të shoqëronin për veprime të mëtejshme në ambjentet e Komisariatit, shtetasin G.K, ky i fundit ka kundërshtuar me dhunë njërin prej punonjësve të Njësisë Operacionale të Rendit Publik.
Njoftimi i policisë
Pogradec
Kundërshton me dhunë punonjësin e policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.
Pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.2, në lokalin e një shtetasi, dy persona po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, me qëllim marrjen e masave për neutralizimin e situatës, ku kanë konstatuar shtetasin G.K, duke u konfliktuar me një person tjetër.
Gjatë momentit kur forcat e Policisë, do të shoqëronin për veprime të mëtejshme në ambjentet e Komisariatit, shtetasin G.K, ky i fundit ka kundërshtuar me dhunë njërin prej punonjësve të Njësisë Operacionale të Rendit Publik.
Shtetasi G.K, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.