Kryesore

‘Kunjat’ Rama-Meta: Kush e ndihmoi Gruevskin të arratisej nga Shqipëria?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:38 - 17/11/18 |
mapo.al

Lajmi për arratisjen e Nikolla Gruevskit përmes Shqipërisë ka krijuar shumë reagime online.


A e ndihmoi kush nga Shqipëria ish-kryeministrin maqedonas?


Kryeministri Edi Rama ka ‘thumbuar’ presidentin Ilir Meta, duke thënë se ai ia ka numrin e telefonit.


Kurse Ilir Meta vetë është përgjigjur duke thënë se ai nuk e ka as numrin e Edi Ramës.


Avokat Spartak Ngjela mendon se pas kësaj arratie fshihet Ilir Meta.

Ndërsa ish-ministri i Metës, Ylli Manjani shkruan se kjo akuzë i duket qesharake, pasi policia është e Edi Ramës.

Portali “Deutsche Welle” shkruan sot se po shtohen dyshimet se qeveria e kryeministrit hungarez Vikor Orbán ka ndihmuar në arratisjen ilegale të Gruevskit nga Maqedonia.

Dhe analisti Kim Mehmeti për Ora News thekson se dihet afërsia e LSI me partinë e Gruevskit.

“Logjika ime është se ai këtu ka kaluar me ndihmën e shqiptarëve, sepse në shtëpinë tënde nuk mund të vijë as hajduti të hyjë të vjedhë nëse nuk ke ndonjë garant brenda në shtëpi. Ai këtu ka hyrë dhe ka kaluar me ndihmën e shqiptarëve të atjeshëm dhe të shqiptarëve këtu. Gruevski më shumë u beson shqiptarëve sesa serbëve, nuk ka kaluar nga Serbia ku gjithashtu kalohet me letërnjoftim. Nuk u beson atyre aq, apo nuk ka miqësi aq të afërt, aq vllazëri të ngushtë sa me tonët. Ne jetojmë në shtete ku nëse vjedh një bukë shkon në burg, por nëse vjedh 500 mln euro, ti nuk ke problem të ikësh, të ndihmojnë të gjithë dalësh dhe të shpëtosh”. 


Etiketa: , , ,

Pas