Sport

Kupa e Amerikës/ Përcaktohen çiftet çerekfinaliste






               Publikuar në : 09:55 - 25/06/19 |
mapo.al

Ka përfunduar edhe faza e grupeve të vlefshme për Kupën e Amerikës. Tanimë janë shpallur duelet çerekfinaliste dhe emocionet shtohet, sfidat janë më interesante.


Brazili dhe Argjentina kanë “peshkuar” skuadra të lehta në letër, teksa do të përballen respektivisht me Paraguajin dhe Venezuelën. Përballje interesante pritet të jetë ajo mes Kolumbisë dhe Kilit. Uruguai i Tabarezit do të sfidojë Perunë.

Sfidat çerekfinale do të zhvillohen në datat 27-29 qershor.

Në rast kualifikimi, Brazili dhe Argjentina do të përplasen së bashku në raundin gjysëmfinal të Kupës së Amerikës.


Etiketa: , ,

Pas