Aktualitet

Kupa e Anglisë/ Chelsea në gjysmëfinale, vazhdon mallkimi për Leicester





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:59 - 28/06/20 |
mapo.al

Pas Manchester United dhe Arsenal, Chelsea është bërë skuadra e tretë që siguron gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë.


“Blutë’ kanë mundur 1-0 në transfertë Leicesterin në një ndeshje të balancuar.


Heroi i takimit ishte Ross Barkley i cili shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 63-të.


Mesfushori shfrytëzoi një krosim perfekt të Willian nga krahu i djathtë i fushës duke goditur menjëherë drejt portës.


“Dhelprat” u përpoqën të reagonin por në fund rezultati nuk ndryshoi.

Skuadra e fundit gjysmëfinaliste për Kupën e Anglisë do të jetë fituesja e takimit Neëcastle-Manchester City, sfidë që luhet në orën 19:30.


Etiketa: ,

Pas