Kapiteni i Anglisë, Harry Kane ka përshkruar fitoren 2-1 ndaj Tunizisë në ndeshjen e Kupës së Botës si të vështirë. Në deklaratën pas ndeshjes, ylli i Tottenham pranoi se Grupit G është i ashpër.
“Jam shumë krenar për djemtë, është e vështirë, kemi luajtur kaq mirë sidomos në gjysmën e parë dhe ne mund të kemi shënuar disa më shumë. Eshtë Kupa e Botës, dhe deri në sekondat e fundit tifozët gumëzhijnë.
“Ne mund të kishim shënuar disa herë. Disa këndore, ata po përpiqeshin të kapnin, të mbanin dhe të ndalonin të vraponte, ndoshta duhej më shumë drejtësi. Unë jam shumë krenar.“-deklaroi sulmuesi pas ndeshjes.
Anglia luan kundër Panamasë në ndeshjen e ardhshme, takim i cili do të luhet të dielën.